SKANDALI: UEFA fshin Kosovën nga harta e EURO 2024, e fut në Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

UEFA ka publikuar sot logon e re të Euro 2024 dhe e ka bërë me një skandal të shëmtuar. Nuk dihet se si dhe pse, por në hartën e UEFA-s, Kosova ka përfunduar e  bashkuar me Serbinë.

Në logon e aktivitetit, UEFA ka vendosur shumë ngjyra që burojnë nga flamujt e shteteve anëtare në Europë, për të bërë një bashkim ngjyrash që të tregojë diversitetin.

Por në videon shpjeguese të krijimit kësaj logoje të veçantë, shfaqet një gafë e rëndë sa i përket hartës.

Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa nëj ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera.

Advertisement

Një skandal i rëndë i pashpjegueshëm për organizatën që drejton futbollin në kontinent, për një temë shumë delikate e cila shpesh ka qenë objekt polemikash të cilat ajo me sa duket po i ndez vetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy