Tottenhami kërkon mbi 200 milionë euro për Kanen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtuesit e Tottenhamit i kanë caktuar çmimin sulmuesit Harry Kane duke e parë interesimin e shumë skuadrave për shërbimet e sulmuesit të Anglisë. “The Sun” ka raportuar të premten se Tottenhami është i gatshëm ta liroj Kanen në verë por vetëm për 205 milionë euro dëmshpërblim.

Ky është çmimi që Tottenhami e ka vendosur për sulmuesin Kane, i cili është lojtari kryesor në ekipin nga Londra. Kane 27-vjeçar, ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 kurse kohët e fundit interesim për transferimin e tij, kanë shprehur Manchester City e Real Madridi. Sulmuesi anglez po shkëlqen këtë edicion te Tottenhami, me 27 gola e 16 asistime në 40 ndeshje të luajtura deri më tani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy