Triumfon Barcelona, Messi e Griezmanni me nga dy gola

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë ndaj Granadas. Mysafirët fituan me rezultat 4-0, përmes Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit që shëuan nga dy gola.

Goli i parë u realizua në minutën e 12-të nga Griezmann i cili përfitoi në zonën e rreptësisë pas një aksioni nga bashkëlojtarët.

Tutje, argjentinasi Messi shënoi në minutën e 35-të për 2-0, ndërsa tetë minuta më vonë, realizoi për 3-0, duke e mbyllur pjesën e parë.

Në pjesë të dytë, francezi Griezmann realizoi gol pas një asistimi nga Dembele. Goli i katërt i shënuar në të 63-n, ishte përmbyllës në këtë ndeshje.

Advertisement

Me këtë fitore, Barcelona ndodhet në pozitën e tretë me 34 pikë ndërsa Granada në të shtatën, me 24 sosh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy