Apple krejtësisht i gjelbër, zero emisione brenda 2030-ës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania Apple ka bërë një kthesë krejtësisht drejt së gjelbrës, pasi brenda vitit 2030 ajo është angazhuar të bëhet plotësisht e lirë nga karboni në të gjitha aktivitetet e saj.

Kompania tashmë është asnjanëse ndaj karbonit për operacionet e saj globale të biznesit.

“Ky plan i ri do të thotë që deri në vitin 2030 çdo pajisje ‘Apple’ e shitur do të ketë zero ndikim në klimë”, theksoi CEO i kompanisë, Tim Cook.

“Kompanitë kanë një mundësi të thellë për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme, e lindur nga shqetësimi ynë i përbashkët për planetin ku jetojmë”, shtoi Cook.

Advertisement

“Veprimi ndaj klimës mund të jetë baza për një epokë të re të potencialit inovativ, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike”, theksoi ai/ ATSH-ANSA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy