Fillojnë paraporositë për Oppo F17, konfirmohet edhe çmimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fillojnë paraporositë për Oppo F17, konfirmohet edhe çmimi

Javë e kaluar Oppo ka prezantuar modelet e saj të telefonave të rinj F17 dhe F17 Pro, pa treguar çmimin e tyre.

Sot është konfirmuar çmimi i tyre, derisa kanë nisur edhe paraporositë, transmeton KOHA.

Oppo F17 me 6GB RAM dhe me hapësirë memorizuese prej 126GB ka çmim prej 205 euro, shkruan GSMArena. Dhe me 23 euro më tepër ju mund ta merrni modelin me 8GB RAM.

Të dyja modelet mund të paraporositen në Amazon.in dhe Flipkart me ngjyrë klasike të argjendtë, portokalltë dinamike dhe të kaltër të marinës.

Advertisement

Në shitje ai pritet të dalë nga 21 shtatori.

Kurse F17 Pro është dalë në shitje për çmimin prej 265 euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy