Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan foli këtë të shtunë për pandeminë e koronavirusit dhe marrëdhëniet me BE-në.

Gjatë fjalës së tij, lideri turk tha se BE duhet të heqë qafe presionin nga Greqia sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ai shtoi se raportet e ngushta mes Turqisë dhe BE-së nuk duhet të jenë peng i lojës së disa vendeve.

“Ne do të vazhdojmë të ecim me vendosmëri drejt qëllimeve tona, duke injoruar vendimet e njëanshme,” tha presidenti turk.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teksa foli për përhapjen e COVID, Erdogan theksoi se Turqia arriti të përballojë krizën shëndetësore dhe ekonomike.