Kovaçevski – Rama: Marrëdhëniet nuk kanë qe në kurrë më të mira, kemi një të ardhme të përbashkët evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të agjendës së takimeve dypalëshe në Samitin e Investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka takuar sot Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Të dy kryeministrat, sipas njoftimit të qeverisë, në takimin ku morën pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, shprehën përkushtimin e qartë për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv politik në mënyrë që niveli i lartë i marrëdhënieve të mira fqinjësore të përkthehet në realizimin e vizionit për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian.

Në takim, të dy kryeministrat ranë dakord që negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-në të nisin menjëherë, pa vonesë, në një paketë dhe se atmosfera pozitive dhe presidenca franceze të përdoret për arritjen e marrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes. .

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, së bashku me Serbinë, përmes iniciativës “Ballkani i Hapur” tregojnë me shembull se si të avancohet bashkëpunimi rajonal, i cili për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sjell përmirësim të standardeve evropiane dhe përshpejtim të integrimit në BE, ndanë dy kryeministrat takimi në Londër në Samitin e Investimeve të BERZH-it për rajonin.

Advertisement

Kryeministrat Kovaçevski dhe Rama ranë dakord se shkëmbimi i përgjithshëm tregtar ka potenciale shtesë për avancim dhe u zotuan të nisin një iniciativë për aktivizimin e Komitetit të përbashkët ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik, i cili së bashku me pjesëmarrjen aktive të odave të tregtisë, duhet të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

Për të dy vendet Samiti i Investimeve i BERZH-it në Londër është një mundësi për të intensifikuar lidhjen infrastrukturore që është në agjendën e të dy vendeve me projektet e Korridorit 8 dhe projektin investues të lidhjes energjetike (Manastir – Elbasan), i cili financohet me mbështetjen kreditore të BERZH./.Telegrafi/

Kovaçevski – Rama: Marrëdhëniet nuk kanë qe në kurrë më të mira, kemi një të ardhme të përbashkët evropiane shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy