Opozita shqiptare: Kreu i BDI-së i implikuar në skandal ndërkombëtar?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Europiane për Ndryshim akuzon BDI-në dhe kreun e saj se po lejon organizimin e lojërave të fatit përmes internetit në një objekt të Qendrës Tregtare Mavrovasja në Shkup. Sipas LEN, objekti në fjalë nga viti 2014 deri në vitin 2021 ka qenë në pronësi të BDI, e cila më pas ja jep me qira një kompanie që merret me organizimin e lojërave të fatit për vetëm për 500 euro në muaj, derisa vlera e vërtetë e qirasë është 10 herë më e madhe.

Nga Lëvizja Europiane për Ndryshim thanë se objekti i njejtë afarist në vitin 2021 është blerë nga kompania e njejtë, respektivisht nga Banana Kick DOO Tetovë për një shumë qesharake prej 190 euro për m2.

Sipas LEN, kompania është e vëllezërve Emir dhe Ilir Shefiti të cilët janë kushëri të parë të Elmedin Ademit, pronarit të kompanisë së famshme “Eurovia” e cila, sipas LEN, fiton të gjithë tenderët e rëndësishme dhe është donator kryesor i BDI-së.

Gjithashtu, nga LEN pyesin BDI-në se a është e vërtetë që bixhozi i jashtëligjshëm organizohet në Shkup për qytetarë të Turqisë dhe Shqipërisë që të luajnë në këto platforma, pasi që lojërat e fatit janë të ndaluara në shtetet e tyre?

Advertisement

“Tashmë është e dukshme që kryesia e BDI-së deri në fyt është e përfshirë në biznesin e bixhozit. Si duket i kanë tejkaluar edhe kufijtë e Maqedonisë së Veriut ku tashmë shndërrohen në qendër rajonale për këtë biznes jolegal. Për këtë patjetër duhet të ketë përgjegjësi politike dhe juridike. Nëse fytyra turpëruese e BDI-së është Artan Grubi, atëherë ai menjëherë duhet të largohet nga Qeveria”.

“Artan Grubi publikisht e keqpërdor fuqinë e tij politike dhe merr guximin t’u kërcënohet gjykatësve, pasi që është i bindur që organet e drejtësisë nuk mund të ndërmarrin asgjë kundër tij. Por, ne jemi të bindur që dënimi për Grubin dhe BDI-në në zgjedhjet e ardhshme do të vjen nga qytetarët. Pas gjithë kësaj, nuk ka ikje nga drejtësia”, u shpreh Fari Iseni, LEN.

Opozita shqiptare: Kreu i BDI-së i implikuar në skandal ndërkombëtar?! shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy