“Këngë moj” mbyll rrugëtimin/ Mbrëmja e fundit “ndez” sheshin qendror të Belshit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Këngë moj” mbyll rrugëtimin/ Mbrëmja e fundit “ndez” sheshin qendror të Belshit

Rrugëtimit të “Këngë moj” në qytetet e Shqipërisë i erdhi fundi, duke mbyllur rrugëtimin e maratonës me një mbrëmje magjike në Belsh.

 

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin kryesor për të shijuar përreth dy orë muzikën më të mirë popullore dhe të lehtë nga emrat më në zë të skenës.

 

Advertisement

Të ardhur jo vetëm nga Belshi, por dhe nga zonat përreth qytetarët kërcyen e kënduan së bashku me artistët.

 

Emocione për fundin e këtij rrugëtimi kanë treguar edhe artistët pjesëmarrës që janë ngjitur në skenën e maratonës në çdo qytet.

 

Advertisement

Nën mbështetjen e bashkisë së Belshit edhe ky edicion i maratonës “Këngë moj” u mirëprit nga qytetarët, të cilët mbushën sheshet plot në çdo natë të saj.

 

Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk mundën ta shijonin nga afër atmosferë e maratonës në Belsh, do të kenë mundësinë ta ndjekin koncertin të dielën ora 21.00 në ekranin e “Vizion Plus”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy