Në Kosovë të dielën janë regjistruar edhe 12 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se nga testimi i 1.314 mostrave, janë konfirmuar edhe 462 raste të të infektuarve me koronavirus.

Aktualisht raste aktive janë 11.782, ndërsa të shëruar nga COVID-19 janë raportuar edhe 536 pacientë.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.580 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 1.198 kanë vdekur ndërsa 33.600 janë shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dielën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se se në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria në konsultim me profesionistët shëndetësorë, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%.

“Numri i të infektuarve për 100,000 banorë ka rënë nga 257 në 100 raste. Por, situata mbetet e rëndë dhe jemi të detyruar të mbajmë masat pasi burimet e infeksionit janë kudo, në veçanti në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve”, tha Hoti.

Institucionet e vendit, sipas tij, janë duke u përgatitur për vendosjen e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";