Armando Duka promovon “Air Albanian”, aty ku ai ka konflikt të pastër interesi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse po bën 20 vite në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka është personi i vetëm që do mbahet mend më shumë për skandale, uljen e imazhit që i ka bërë Shqipërisë, dhe zhytjen në një kampionat qesharak të Superiores, ku thuajse cdo edicion futbollistik fituesi i kampionatit është i përcaktuar.

Gjithashtu, ai do mbahet mend dhe për mos investimet në krye të futbollit shqiptar, pasi dhe ato pak gjëra që janë bërë, janë krye fal ndihmës, o të qeverisë shqiptare, o të UEFA-s.

Rasti i fundit është ai i ndërtimit të stadiumit “Air Albania”, i cili u ndërtua pas denigrimit që FSHF-ja vendosi të lërë ish stadiumin “Qemal Stafa” dhe rrezikoi që Kombëtarja t’i lunate ndeshjet e saj jashtë Shqipërisë. U desh ndërhyrja emergjente e qeverisë dhe UEFA-s  për ndërtimin e “Elbasan Arenës” që të shmangim turpin e krijuar nga FSHF-ja e Armando Dukës për mos zhvillimin e ndeshjeve jashtë Shqipërisë.

Ironia është sot kur presidenti i FSHF-së ka publikuar disa pamje nga stadiumi i ri në kryeqytet “Air Albania” teksa shkruan:

Advertisement

“Infrastruktura e cila ndryshoi nivelin e Shqiperise ne sporte!”, nënvizon Duka i cili në këtë impiant të ndërtuar ai është në një konflikt të pastër interesi.

Kjo pasi thuajse në çdo ndeshje të kampionatit shqiptar që zhvillohet në këtë impiant, përveç lekëve që klubet derdhin në arkat e FSHF-së, përfitimet Dukës janë dhe tek bizneset e tjera private që ai zotëron.

Të gjithë tifozët janë të detyruar që për të pirë diçka gjatë kohës së ndeshjes, duhet të blejnë vetëm produkte nga bizneset private të Armando Dukës.

Produktet e vetme që lejohen të shiten në “Air Albania” janë vera “Duka”, biznes privat i Armando Dukës, si dhe birra Çeke “Budweiser” që Armando Duka sjell në Shqipëri dhe e shet nw stadium.

Advertisement

Pra, çdo e ardhur që bëhet në stadiumin kombëtar të gjitha shkojnë në xhepat e Armando Dukës, i cili nuk lejon askënd të fusë produkte të tjera, edhe pse klubet paguajnë për të luajtur dhe për të përfituar diçka nga e drejta e marrjes së stadiumit. Por, diçka të tillë e kanë të ndaluar pasi i vetmi që përfiton është pronari i futbollit shqiptar, Armand Duka.

Pa harruar këtu dhe gjobat që vendosen nga komisioni i disiplinës për takimet që luhen në këtë impiant që sërish shkojnë në drejtim të vetëm një njeriu që kontrrollon gjithçka në atë institucion.

Dhe “qershia mbi tortë” janë 1-mijë metrat katror që ai ka tek kulla e stadiumit.

Ndaj më shumë se sa promovimi për stadiumin, synimi i tij është tek përfitimet personale që i sjell ky impiant.

Advertisement

Publikimi i pamjeve tregon se si Duka po bëhet gati të rrëmbejë dhe një mandat tjetër në krye të FSHF-së dhe për këtë ka angazhuar gjithë punonjësit e tij duke filluar që nga trajnerët për të shantazhuar shoqatat për ta votuar atë në zgjedhjet që pritet të mbahen në muajin shkurt. (TemA)

SKANDALI: Armando Duka nxjerr në fushatë trajnerët e Kombëtares, shantazhojnë shoqatat për tu marrë votat

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy