Dortmundi interesohet për Larssonin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Jordan Larsson, ka raportuar të enjten “Goal.com”.

Te ekipi gjerman po e shohin sulmuesin suedez si zëvendësim të duhur për Erling Haalandin, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga Dortmundi këtë verë pas interesimit të fortë nga skuadrat e mëdha të Evropës.

Larsson 23-vjeçar është pjesë e ekipit nga Rusia, Spartak Moskë dhe kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro.

Te Dortmundi janë të gatshëm të paguajnë këtë dëmshpërblim dhe pritet së shpejti të nisin negociatat me klubin rus.

Advertisement

Sulmuesi këtë sezon ka shënuar 12 gola në 23 ndeshje kampionale, kurse me Spartakun ka kontratë deri në vitin 2023.

Reprezentuesi i Suedisë, karrierë ka bërë edhe te Norrkopingu, NEC Nijmegeni e Helsingborgu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy