EKSKLUZIVE/ Vendimi i Gjykatës së Tiranës për bllokimin e llogarive bankare që u shkel nga Armando Duka, e që prokuroria duhet të nis hetimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EKSKLUZIVE/ Vendimi i Gjykatës së Tiranës për bllokimin e llogarive bankare që u shkel nga Armando Duka, e që prokuroria duhet të nis hetimet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka kryer një nga shkeljet më të rënda të tij, e që duhet të jetë objekt hetimi nga ana e prokurorisë shqiptare.

Bëhet fjalë për transaksionet e dyshimta të parave që FSHF-ja ka derdhur në arkat e klubit të Tiranës.

FSHF-ja në shkelje të çdo ligji të shtetit shqiptar i ka kaluar parat e UEFA-s, Tiranës, në rrugë të dyshimta, pasi klubi bardheblu i ka llogaritë bankare të bllokuara për shkak të disa gjyqeve të humbura.

Derdhja e këtyre parave në rrugë jo ligjore në drejtim të ekipit kryeqytetas, ka bërë që zyra përparimbore të bllokojë dhe llogaritë bankare të FSHF-së, e cila është zhytur në një krizë financiare duke pasur vështirësi dhe në rrogat për punonjësit e saj.

Advertisement

Gazeta TemA ka siguruar dokumentin që tregon qartë vendimin e bllokimit të llogarive të klubit të Tiranës prej shumë muajsh.

Në dokument tregohet qartë urdhri i Gjykatës Gjyqësore të rrethit Tiranë ku kërkon vendosjen nën sekuestro të llogarive bankare të këtij klubi.

Mirëpo pavarsisht këtij vendimi, Armando Duka ka shpërfilluar vendimin e Gjykatës dhe të zyrës përbarimbore duke ia kaluar lekët në mënyrë të jashtëligjshme skuadrës së Tiranës.

Tirana përfitoi nga UEFA rreth 1 milion euro nga pjesëmarrja në fazën paraleminatore të Champions League ku dhe arriti të shkojë deri në play off, si dhe nga e drejta televizive.

Advertisement

Këto shkelje të rënda dukë shpërfillur vendimet e Gjykatave, tregojnë arrogancën që Armando Duka ka dhe arsyet pse ai nuk e lëshon dot karrigen e FSHF-së.

Largimi i tij nga ai post do të hapte letrat dhe shkeljet akoma të rënda që ai ka bërë në këto 20 vite që e ka pushtuar Federatën, ndaj dhe kërkon ta mbajë peng dhe për disa vite të tjera. (TemA)

KLIKO KETU – Bllokim Tirana

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy