Ish-sekretari i FSHF: Skandali me llogaritë bankare, i papranueshëm! Turp përballë UEFA-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-sekretari i FSHF: Skandali me llogaritë bankare, i papranueshëm! Turp përballë UEFA-s

Për ish sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Prodani skandale të tilla të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke kaluar para në llogari të dyshimta bankare, jo vetëm janë të papranueshme por edhe dëmtojnë integritetin përballë UEFA-s.

“Nuk e kuptoj se si një institucion serioz mund ta bëjë diçka të tillë. Unë e shikoj si veprim krejt anormal. Një institucion si FSHF nuk duhet ta bëjë diçka të tillë.

Sigurisht që ajo ka për detyrë t’i ndihmojë anëtarët e saj, por duhet bërë në kuadër të ligjit dhe brenda rregullave të shtetit.

UEFA-s nuk i interesojnë shpallja e skandaleve të tilla ku bëhet fjalë për keqmanaxhim të fondeve sepse ka të bëjë me imazhin e një anëtari të saj, por edhe të futbollit në përgjithësi”, thotë Prodani për Report Tv.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy