Kloppi planifikon ta mbajë Shaqirin në ekip

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Xherdan Shaqiri është kthyer në Liverpool pas detyrës me Përfaqësuesen e Zvicrës.

Ai i fitoi tre duelet e zhvilluara me “helvetikët”, dy në kualifikimet për Botërorin 2022, dhe një tjetër në miqësore. I dha fitoren Zvicrës kundër Lituanisë me golin e vetëm të shënuar në ndeshje, që ishte e rëndësishme për kualifikime të Kupës së Botës që zhvillohet në Katar vitin tjetër.

Kundër Finlandës ishte kapiten për herën e parë.

Mediumet angleze kanë shkruar vazhdimisht se Shaqiri, bashkë me Origin, Grujiqin, Wilsonin, Ojon dhe Woodburnin, mund të largohen në afatin kalimtar të verës, por gazeta zvicerane “Blick”, ka njoftuar se ai pritet të qëndrojë te “të kuqtë”.

Advertisement

Liverpooli pagoi për 29-vjeçarin rreth 18 milionë franga për shërbimet e Shaqirit. Kontrata e tij skadon në vitin 2023. Në edicionin aktual, Shaqiri ka luajtur 520 minuta në total.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy