Premier League regjistron 18 raste të reja me COVID-19, Sheffield Unitedi ndër klubet e prekura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Premier League sot ka njoftuar se 18 individë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, shifra më e lartë e rasteve brenda një jave gjatë këtij edicioni të futbollit. Rastet janë nga raundi i fundit i testimeve, ndërsa nga Sheffield Unitedi është njoftuar për raste të reja pozitive në klub, raporton agjencia Reuters.

Që nga fillimi i stinorit të ri, 131 individë në elitën e futbollit anglez kanë testuar pozitivë me koronavirusin e ri në 17 raunde të testimeve.

Liga ka testuar 1479 lojtarë dhe anëtarë të stafit nga 21 deri më 27 dhjetor, por nuk ka njoftuar për emrat e lojtarëve apo klubet ku janë regjistruar rastet pozitive. Vetëm ka thënë se rastet pozitive do të jenë të izoluar për dhjetë ditë.

Sheffield United, që sonte po luan me Burnleyn në Premier League, ka njoftuar se rastet pozitive në klub janë izoluar për dhjetë ditë.

Advertisement

Të hënën Manchester City ka raportuar për disa raste pozitive në skuadër, në mesin e tyre edhe Gabriel Jesus e Kyle Walker, duke detyruar shtyrjen e ndeshjes ndaj Evertonit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy