Varane do të largohet nga Reali

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendërmbrojtësi Raphael Varane pritet të largohet nga skuadra e Real Madridit në verë ka shkruar të martën “Marca”.

Arsyeja e largimit të Varanet është se qendërmbrojtësi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Real Madridin që i skadon në vitin 2022.

Për shkak të këtij refuzimi, drejtuesit e klubit tashmë i kanë caktuar çmimin francezit, për të cilin po kërkojnë të paktën 50 milionë euro.

Varane këtë edicion ka 27 ndeshje dhe dy gola të shënuara për Real Madridin në të gjitha ndeshjet. Ai është pjesë e Real Madridit prej vitit 2011 kurse interesim për transferimin e tij tashmë ka shfaqur Paris Saint-Germaini.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy