Zaev: Raporti i KE-së konfirmon zbatimin e reformave të BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i BE-së David Geer sot ia dorëzoi raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, i cili konfirmon plotësisht progresin për të cilin jemi përkushtuar, shkroi kryeministri Zoran Zaev në Facebook.

Ai theksoi se raporti nxjerr në pah zbatimin e vendosur dhe vendimtar të reformave të BE-së, veçanërisht në fushat kryesore si sundimi i ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Mbi këtë bazë, raporti rekomandon fillimin e menjëhershëm të negociatave të pranimit dhe konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit gjatë presidencës sllovene. KE në raport thekson se se reformat janë të vazhdueshme dhe një proces i gjatë të cilat nuk duhet të ndalojnë dhe e cila kërkon angazhim si nga opozita ashtu edhe nga pjesët e tjera të shoqërisë”, tha Zaev.

Kryeministri tha se raporti konfirmon se po hapërojmë fuqishëm në rrugën evropiane./Telegrafi/

Advertisement

Zaev: Raporti i KE-së konfirmon zbatimin e reformave të BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy